Transmetuar më 17-10-2022, 19:24

Eda dhe Remili vazhduan njohjen mes tyre në ambientet e një pishine.

Dy konkurrentët treguan gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetrin, ndërsa Remili u shfaq më kurioz për linjat dhe shenjat në trupin e Edës, por nuk mundi t’ia heqë rrobëdishani pasi konkurrentja nuk e lejoi.

Takimi vazhdoi më pas në pishinë, ku Remili i shprehu Edës pëlqimin që ka për të dhe dëshirë për të kaluar kohën me të, raporton TCH.

Megjithatë, ky takim ndezi debate të ashpra në studio. Meteo reagoi menjëherë për vendin e takimit të parë të konkurrentëve, që sipas tij ishte i gabuar dhe jo i hijshëm. Ai shkoi dhe më tej me komentet kur i tha “u zhveshe që në takimin e parë. Kudo që të të çojnë në takimin e parë ti e pranon, edhe nëse është një dhomë”.

Eda nga ana tjetër theksoi se është e drejta e saj të bëjë ç’të dojë dhe ajo vetë ishte dakord me takimin në pishinën e mbyllur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd