Transmetuar më 17-10-2022, 18:15

ITALI- Ndërsa ishte në arerst shtëpie, kapet me 5 mijë euro në xhap për t’ia dërguar komandantit të policisë.

Një komandant i lartë i Policisë italiane, i identifikuar si Francesco Matalone, është vënë nën hetim nga drejtësia italiane pasi akuzohet se ka marrë 5 mijë euro ryshfet nga një trafikant shqiptar i dënuar me arrest shtëpie.

Si u zbulua ngjarja

E gjithë ngjarja u zbulua në momentin që shqiptari, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie, është kapur në rrugë dhe me 5 mijë euro në xhep. Në momentin që është marrë në pyetje nga prokuroia italiane, shqiptari ka rrëfyer se ai ishte thirrur në takim nga komandanti i policisë i cili i ka kërkuar 5 mijë euro hua pasi do të ndihmonte për operacionin e një fëmije të sëmurë nga kanceri në kokë.

Sipas asaj që doli, kërkesa është bërë personalisht brenda kazermës së Folignos. Ishte vetë shpërndarësi që u tha karabinierëve që e ndaluan gjatë rrugës për në shtëpi.

Komandanti i Policisë është vënë në hetim edhe për akuzën e trafikut të drogës por që deri më tani nuk ka prova konkrete kundër tij dhe e gjitha po bëhet në kuadër të hetimeve.

Do jenë hetimet përfundimtare ato që do vulosin fatin e oficerit italian dhe trafikantit shqiptar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd