Transmetuar më 17-10-2022, 11:51

TIRANE- Nis stina e protestave në vend.

Ishte Partia Demokratike që njoftoi protestat, por në fakt ato po zhvillohen në fronte të tjera.

Sot në protesta janë pedagogët që kërkojnë rritje pagash, ndërsa të shtunën në protestë ishin edhe shoqatat e Invalidëve.

Paralel me pedagogët sot, në protestë kanë dalë edhe dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë. Protestuesit kërkuan më shumë kujdes nga ana e institucioneve shtetërore dhe kërkuan ndihmë nga shteti.

Ata takuan edhe deputetenm e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me të cilën ndanë shqetësimet e tyre. Në duar mbanin një pankartë ku shkruhen "Duam hisen (pjesën) tonë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd