Transmetuar më 17-10-2022, 11:37

Nga ‘Fenomeni’ në kolumnist: duke ndryshuar renditjen e faktorëve, rezultati nuk ndryshon. Ronaldo i magjeps të gjithë edhe jashtë drejtkëndëshit të gjelbër.

Ish-ylli brazilian, në minutat para ‘El Clasico’ në ‘Santiago Bernabeu’ mes Real Madridit dhe Barcelonës, tregoi një anekdotë të bukur për përvojën e tij në Milano, midis janarit 2007 dhe qershorit 2008, me Carlo Ancelottin në stol.

I freskët nga prezantimi i dokumentarit të prodhuar në Dazn për karrierën e tij, Ronaldo zbulon një anekdotë shumë qesharake me Carlo Ancelottin në kohën e eksperiencës së tij me kuqezinjtë.

Ishte viti 2008 dhe trajneri aktual i Real Madridit iu jepte lojtarëve kuqezinj disa DVD për skuadrën kundërshtare me synimin për ‘të vjedhur’ lëvizjet, idetë taktike dhe çdo detaj të dobishëm për të kapërcyer më pas kundërshtarët në fushë.

“Në mëngjes para ndeshjeve, Ancelotti më pyeti nëse e kisha parë si ishte mbrojtja, portieri kundërshtar, – tha Ronaldo në mikrofonat e Dazn. – Unë iu përgjigja: Mister, më falni, por nuk i pashë dot DVD-të, – komenton duke buzëqeshur ‘Fenomeni’, i cili më pas shtoi:

– Mos u shqetësoni, sigurisht që më kanë parë tashmë”. Braziliani po i referohej talentit të tij, imagjinatës në fushë, që e bëri të famshëm në të gjithë botën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd