Transmetuar më 17-10-2022, 09:30

Marrëdhënia mes Gerard Piqué dhe Clara Chía po shkon mirë. Ata janë të lumtur, pavarësisht historisë së vjetër me Shakirën dhe ndarjes së tyre që vazhdon të bëjë zhurmë.

Megjithatë, tashmë ka një detaj të raportuar nga "Marca", që mund ta bëjë këngëtaren kolumbiane të vuajë. Mbrojtësi i Barcelonës po mendon të ketë një tjetër fëmijë, por këtë herë me Clara Chía.

Piqué prej vitesh ëndërron të ketë një fëmijë të tretë, hipotezë kjo që i është mohuar gjithmonë nga Shakira. Tani ai mund ta përmbushë dëshirën, por me "flakën" e re. Shakira nuk ka më asgjë në dorë për ta ndaluar…

Divorci i çiftit Shakira-Pique vazhdon të mbetet një nga lajmet kryesore të medieve rozë. Ndarja ende pasohet me ‘betejat ligjore’ për çështje të tilla si kujdestaria e fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, dhe zhvendosja e këngëtares në Miami.

Këngëtarja kolumbiane kërkon të rindërtojë jetën e saj dhe po e bën atë në një botë që i ka dhënë kaq shumë gëzim ndër vite, në muzikë, ku është bërë një nga artistet më të njohura, veçanërisht gjatë viteve 2000. Një skenë që ajo nuk e ka braktisur kurrë, por që e ka lënë në njërën anë për pak kohë, para se të rikthehej me këngë si ‘Të përgëzoj’.

Por, Shakira duket se nuk dëshiron të ndalet me kaq, teksa së fundi ndau një publikim përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale një mesazh misterioz: “ Nuk ishte faji yt…” Mesazhi ka marrë lloj-lloj reagimesh nga më shumë se 76 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Megjithëse fansat e këngëtares kanë menduar se i drejtohej ish-partnerit të saj, disa kanë vënë në dukje se është një strategji marketingu, ndërsa vetë Shakira së fundi ka bërë të ditur se ajo shumë shpejt do të publikojë një album të ri. Një mënyrë ndryshe për të treguar ndjenjat e saj dhe për t’i dhënë muzikës një vend në jetën e saj.

Edhe pse mund të jetë një strategji për të promovuar albumin e saj të ardhshëm, kjo nuk do të thotë se disa këngë mund t’i referohen Piqué, siç ndodhi me këngën me Rauw Alejandro, ‘Te felicito’, (ju përgëzoj) për të cilën u përfol se ishte për lidhjen e re të Pique-me Clara Chia. Artistja kolumbiane tashmë është duke përgatitur një këngë të re, në bashkëpunime të tjera, mes tyre edhe me Ozuna.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd