Transmetuar më 16-10-2022, 20:53

Personazhet e famshme të botës së shoubizit, të cilët janë vazhdimisht protagonistë të rubrikave rozë, kohët e fundit kanë pasur edhe plot lajme të bujshme ndarjesh.

Më shumë bujë bëri çifti Shakira – Pique. Çifti konfirmoi vetë ndarjen përmes një deklarate publike, por kjo ndarje pasoi me qindra lajme. Pique nga njëra anë shumë shpejt gjeti një partnere të re ndërsa Shakira nga ana tjetër e akuzoi futbollistin se nuk kujdeset sa duhet për fëmijët e tyre. Mes ish-çiftit është hapur dhe një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe që nuk dihet si do përfundojë.

Ndarje pati dhe në Shqipëri, ku Oriola Marashi u nda me Eros Grezda. Pikërisht atëherë kur mendohej se gjërat mes tyre po ecnin mirë, Eros konfirmoi ndarjen nga modelja. Oriola preferoi të mos e komentonte këtë ndarje ndërsa Eros tani ka nisur një lidhje të re.

Në arenën ndërkombëtare pati një tjetër ndarje, mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Ishte kjo njëjë tjetër ndarje e bujshme që mediat, kanë javë të tëra që shkruajnë. Ndarja mes tyre është një lëmsh i vërtetë pasi të dy akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti. Por sesi është e vërteta, e dinë vetëm ata!

Në shoubizin shqiptar u njoftua dhe ndarja mes Rina dhe Sinboy. Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe Rina, e cila zbuloi se arsyeja pse i dhanë fund ishte distanca.

Në botën e futbollit u ndanë edhe Icardi me gruan e tij Wanda Nara. Bukuroshja argjentinase akuzon futbollistin për tradhti ndërsa ky i fundit nuk ndalet me deklaratat kundër saj duke e akuzuar se ajo gënjen.

Një tjetër çift showbizi shqiptar që u ndanë ishin dhe Robert Berisha dhe Laureta. Kjo u zbulua nga rrjetet sociale ku Roberti fshiu fotot me bukuroshen ndërsa ajo mbylli llogarinë e saj në Instagram. Arsyet pse dyshja i dhanë fund nuk dihen ende.

Në arenën botërore u mësua edhe ndarja e Emily Ratajkowski nga Sebastan Bear McClard. Modelja e akuzoi producentin si tradhtar serial ndërsa ky i fundit preferoi të heshtë para të gjitha deklaratave dhe lajmeve në media.

Sërish nga shoubizi shqiptar, u nda edhe Kleoniki Delijorgji, nga partneri i saj pak ditë më parë. Ndarja e saj u komentua për vetë faktin se modelja e këngëtarja e dha lajmin në një mënyrë të pazakontë. Kleoniki postoi disa video nga momentet e saj më të bukura me partnerin dhe tregoi se vendimin e kishin marrë së bashku pasi kuptuan se misioni i tyre në jetët e njëri-tjetrit ka përfunduar.

Një çift që ngjalli bujë ishte dhe Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone. Ata u ndanë pak muaj më parë, por arsyet nuk u bënë të ditura. Kaq mjaftoi që në rrjet të nisnin talljet ndaj aktorit që ndahet nga të dashurat sapo mbushin 25 vjeç. Së fundmi Leo po përflitet për një lidhje me Gigi Hadid.

Ndarje tjetër në shoubizin shqiptar ishte dhe ajo mes Blero dhe Afrona, një nga ndarjet më të bujshme muajt e fundit. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat dhe Blero preferoi të mos e komentonte duke u shprehur në çdo intervistë “No koment”. Por së fundmi ai konfirmoi se lajmet për ndarjen e tyre janë të vërteta dhe tha se arsyet mbeten personale. Ndërsa Afrona prej muajsh ka preferuar të mos flasë.

Në futboll pati një tjetër ndarje, ajo mes Neymar dhe modeles braziliane Bruna Biancardi. Ata i dhanë fund lidhjes pasi futbollisti e ka tradhtuar gjatë një feste me një vajzë tjetër. Bruna e ka marrë vesh dhe ka vendosur menjëherë të ndahet.

Në shoubizin vendas u ndanë edhe Art Abazime balerinën Rreze Qerreti. Këngëtari e mohoi lajmin kur u shpënda në media, por më pas kërkoi falje duke u shprehur se ai dhe e fejuara i kanë ndarë rrugët e tyre.

Dhe një tjetër çift shoubizi shqiptar që janë ndarë, është ai mes Andit dhe Melisës. Ata u njohën tek Përputhen dhe nuk sqaruan përse nuk qëndruan më bashkë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd