Transmetuar më 16-10-2022, 12:08

TIRANË- Arrestohet në Turqi një efektiv i Policisë Rrugore Tiranë.

Në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri së bashku me një person tjetër që e shoqëronte Kujtim Çeliku, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Bicerri ka marrë leje nga puna më datën 5 tetor dhe ka udhëtuar drejt Turqisë. Gjatë kontrollit nga ana e policisë turke, Bicerrit së bashku me Çelikun dhe një person të tretë më emrin Adrian Qirici, i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.

Po ashtu bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd