
Olsa Muhameti e ftuara e parë për këtë të premte në “Më lër të flas” në një rrëfim pa filtra foli edhe për jetën e saj private.
Ajo shpreh se beson në dashuri, por aktualisht nuk është e lidhur. Olsa tha se ka pasur një lidhje të gjatë në jetën e saj, por që tani nuk është më me të.
Romeo: Ti vetë a beson në dashuri?
Donaldi: A je e lidhur ti që beson në dashuri?
Donald: Po si një njeri që beson në dashuri…
Olsa: Unë besoj shumë në dashuri, por nga ana tjetër besoj që dashuria nuk mjafton. E di si ndodh, që djemtë në disa raste meshkujt kompleksohen nga suksesi i gruas… Deri diku, kërkojnë të ulin personin që kanë përballë dhe pastaj nisin problemet.
Donald: Po kush ka dashur të të ulë ty?
Olsa: Mua nuk më ul dot njeri, thjesht mund të të ndodhë që t’i zhgënjehesh nga dikush dhe pasi je zhgënjyer, vazhdon jetën tënde.
Donaldi: Ti vjen nga një marrëdhënie e gjatë 10 vite.
Olsa: Po, një marrëdhënie e gjatë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





