Transmetuar më 15-10-2022, 09:26

TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të akuzuar për tregëti të lëndëve narkotike.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u arrestuan në flagrancë R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd