
Tiranë – Ervin Bushati ka shprehur opinionet e tij lidhur me disa figura në PS. Mes tyre edhe për Erion Veliajn. Ai tha se kësaj partie nuk i duhet një kryeministër hije duke nënkuptuar Veliajn.
PJESË NGA BISEDA:
Bushati: Duhet të zgjidhet një njeri për të luftuar për Tiranën. Këtë logjikë kisha. Nuk duhet përdorur më kjo skemë. Sepse ndodhi në Shqipëri që një njeri që u bë kryebashkiak e u bë kryeministër, kjo nuk do të thotë që kjo duhet të vazhdohet.
A ka punuar në maksimum Erion Veliaj? Se ka pasur edhe drejtimin e një pjese të rëndësishme të PS…
Bushati: Më vjen keq se nuk ka njeri që i bën të gjitha edhe si ministër edhe si politikan. PD e kuptoj që mund të ketë një figurë politike se i shkon me lojën e tij. Por në interesin e PS, duke e ditur që do të fitojë zgjedhjet do të vazhdojë ta ketë në këtë sistem.
A është Ervin Bushati i vetmi që e mendon këtë?
Bushati: Përderisa e mendoj unë, nuk do me thënë që nuk e mendon dhe njeri tjetër. Unë jam i vetmi që e them, por jo i vetmi që e mendoj. Nuk është punë pakënaqësie. Unë dua që të maksimizohej puna për Tiranën. Tani edhe për kryeministrin, edhe Veliajn ka njerëz që nuk i duan. Kush punon gabon. Se edhe sherbetin, edhe Jesusin dhe Muhamedin nuk e donin të gjithë.
Rama ç’mendon?
Bushati: PS nuk ka nevojë për një kryeministër hije. E ka opozita dhe mjafton. Rama është në moshën dhe eksperiencën e duhur. Me 3 fitore është kryeministri më i zgjedhur në historinë shqiptare. Është i padiskutueshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





