Transmetuar më 14-10-2022, 10:36

Greqi- Fakte tronditëse zbulohen nga përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi.

E mitura është abuzuar seksualisht për dy vite me radhë nga 53-vjeçari Ilias Mihos.

Madje, 53-vjeçari që shfrytëzonte të miturën për prostitucion, kishte krijuar një aplikacion për të gjetur klientë të interesuar për 12-vjeçaren.

Sipas policisë mbi 200 persona rezultojnë të kenë treguar interes të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë bërë realitet dëshirat e tyre të shfrenuara.

Sakaq të dyshimta janë lëvizjet e nënës së 12-vjeçares, e cila është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të përdhunimit të të bijës dhe se nuk ka njoftuar policinë, pasi sipas informacioneve të fundit, ajo “mbyllte gojën“ në këmbim të parave nga Ilias Mihos dhe bashkëshortja e tij.

Dyshimet shtohen edhe më shumë, pasi fqinjët e familjes së 12-vjeçares kanë dëshmuar se kohët e fundit kanë parë të miturën të shoqëruar nga e ëma duke takuar burra të panjohur.

Protothema.gr raporton se, ndonëse 37-vjeçarja ka qenë në dijeni të mesazheve në telefonin e të bijës dhe se nuk ka shkuar të denoncojë në Polici.

Në fakt ajo u detyrua të denoncoje rastin në Policia kur tezja e vajzës zbuloi mesazhet dhe fotot e 12-vjeçares në internet. Rasti ka marrë përmasat e një skandali.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd