Transmetuar më 14-10-2022, 08:13

SHBA- Bilanc tragjik nga të shtënat me armë në Karolinën e Veriut.

Pesë persona kanë mbetur të vrarë dhe mes viktimave raportohet se ishte edhe një oficer policie.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë është arrestuar , ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Makthi ka mbërthyer komunitetin në Raleigh. Ky është një akt i pakuptimtë, i tmerrshëm dhe shkatërrues i dhunës që është kryer,” tha guvernatori i Karolinës së Veriut Ray Cooper.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd