Transmetuar më 13-10-2022, 18:39

Itali-  Një përleshje e dhunshme ka ndodhur   mbrëmjen e së mërkurës më 12 tetor mes dy grupeve shqiptare të Kosovës në Itali. Një burrë u godit me thikë dhe u vra. Viktima quhet Ragip Kolgeci, 52 vjeç, me origjinë kosovare. Gjashtë të plagosur kanë shkuar në spitalet e Marca për mjekim. Zona ku ndodhi ngjarja ndodhet  pranë parkut Panaireve San Luca, që zhvillohen pikërisht në këtë periudhë.

Mëngjesin e 13 tetorit janë arrestuar dy shqiptarë të Kosovës. Protagonistët punojnë të gjithë në sektorin e ndërtimit dhe motivi i sherrit lidhet me një borxh më pak se një mijë euro. Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, një furgon dhe disa makina mbërritën afër parkut. Banda doli nga furgoni duke tundur shkopinjtë dhe u drejtua drejt viktimës dhe familjes së tij. Pasi u godit me shkelma, grushta dhe sende të forta, ai u qëllua edhe me thikë.

Në vend janë gjetur disa shkopinj të përgjakur dhe këllëfi i një thike. Disa dëshmitarë kishin parë gjithashtu një armë zjarri.

Dy arrestime u bënë mëngjesin e 13 tetorit, pak orë pas krimit. Ata janë Afrim Manxhuka, i lindur në vitin 1970 dhe Valmir Gashi, 32 vjeç. Ky i fundit po hetohet për ndihmë dhe nxitje në një rast të vrasjes në rrugë, të ndodhur më 8 maj 2021, ku mbeti i vrarë Luciano Paro. Një i arrestuar është shtruar në spitalin Oderzo, tjetri është gjetur në shtëpinë e tij në Treviso pas krimit. Janë konfiskuar hekura, thika dhe sende të tjera. Një pjesë e aksionit është kapur nga kamerat e vëzhgimit.

Afrim Manxhuka dhe Valmir Gashi

Motivi i krimit

E gjithë skena barbare ndodhi si rezultat i një borxhi prej 500 eurosh nga djali i viktimës. Viktima ka tentuar të mbrojë djalin e tij. Të dy fraksionet kishin bërë takim mbrëmjen e 12 tetorit. Dy bandat u paraqitën të armatosura dhe menjëherë filloi përleshja mes tyre me epilog tragjik me një të vrarë dhe 6 të plagosur.

Një hetim ka nisur pë ngjarjen në fjalë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd