Transmetuar më 13-10-2022, 14:09

Tepelenë- Aksident me vdekje në Tepelenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”.

Automjeti me drejtues H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në këtë qytet e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd