Transmetuar më 13-10-2022, 11:59

TIRANË- Thirret në SPAK kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli.
Kjo është hera e dytë që Leli përfundon në SPAK, pas ‘intervistës’ së 23 korrikut që dha para prokurorëve të posaçëm. Nuk dihet ende se për çfarë do të pyetet kryebashkiaku i Vlorës sot.
Herën e fundit, Leli u pyet për llogari të hetimit që po ndjek prokurorja Enkeleida Millonai për tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim. Ai rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





