GREQI- Detaje të reja nga përdhunimi i së miturës në Greqi. Një tjetër anëtar i familjes së vajzës 12-vjeçare nga Colonos e cila ishte viktimë e përdhunimit dhe prostituimit është arrestuar mëngjesin e së enjtes.
Sipas Protothemës, bëhet fjalë për babain 41-vjeçar të vajzës së mitur, ku policia e ka vënë në pranga mmbrëmjen e djeshme për përfshirjen në trafik droge. Sipas të njëjtave informacione, babai i vajzës është arrestuar pasi një sasi e vogël droge u gjet në shtëpinë e familjes në Colonos gjatë hetimeve për rastin e përdhunimit të vajzës 12-vjeçare dhe arrestimit të nënës së saj nën akuzën e përfshirjes në prostituimin e së bijës.
Ndërsa tetë fëmijët e mbetur të familjes, gjashtë të miturit ndodhen në një zonë të veçantë në spitalin e fëmijëve dhe dy të rriturit janë me gjyshen e tyre.
“A ka mundësi që nëna ta shesë fëmijën për 20 euro. A ka mundësi të ketë bërë një gjë të tillë? Nëna, a ishte e mundur?” thotë gjyshja e së miturës.
Gjyshja e vajzës 12-vjeçare, e cila ishte viktimë e përdhunimit dhe e prostituuar nga 53-vjeçari Ilias Michos, foli për ANT1 dhe deklaroi se nëna e të miturës nuk mund të ketë asnjë përfshirje në këtë rast, duke ditur dhe edhe duke i marrë para 53-vjeçarit.
E gjithë ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e çuditshme të mbesës së saj 12-vjeçare dhe në momentin që i kontrolloi telefonin zbuloi gjithçka. Nga hetimet e deritanishme rezulton se e mitura prej kohësh përdhunohej sistematikisht nga 53-vjeçari Ilias Michos si dhe përdorej nga ky i fundit për tu prostituar ku dyshohet se kanë qenë rreth 213 persona të cilët kanë kryer marrëdhënie me të miturën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd