Transmetuar më 13-10-2022, 07:33

Fier- Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Fier.
Makina tip furgon është shkrumbuar totalisht.
Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. (noa.al/M.D)