
KLOS- Detaje të reja mësohen nga masakra e Klosit ku mbetën të vrarë babë e bir, autori dhe u plagosën dy të tjerë. Deri më tani duket se molla e sherrit për masakrën e sotme është vajza e vrasësit i cili kreu edhe vetëvrasje pasi qëlloi mbi babë e bir. Viktima, Kenado Shira dhe kushëriri i tij (djali i tezes), vetëm 14 vjeç, Renato Hasula mësohet se kanë ngacmuar vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.
Mësohet se Mjeshtri, pasi kishte mësuar për ngacmimet në Instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.
Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t’u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar pa hezitim me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes. Ai është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.
Policia ka ndaluar dy vëllezërit e tij që nuk ndërhynë për të ndalur masakrën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





