Transmetuar më 12-10-2022, 17:39

Tiranë- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e naftës, gazit dhe të benzinës. Kështu, duke filluar nga dita e sotme çmimi i naftës do të shitet 5 lekë me pak, pra 240 lekë/ litri, ndërsa benzina do të shitet me 203 lekë/ litri, duke u ulur me 1 lekë.

Ndërsa gazi për automjetet do të shitet me pakicë 78 lekë/ litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd