Transmetuar më 11-10-2022, 22:30

Aktorja e "Murder, She Write", Angela Lansbury, ka vdekur në moshën 96-vjeçare

Angela Lansbury, aktorja me origjinë britanike, karriera e së cilës zgjati tetë dekada dhe prodhoi portrete të pashlyeshme me një gamë të gjerë personazhesh në skenë dhe në televizion, vdiq në moshën 96-vjeçare, tha familja e saj të martën në një deklaratë.

Lansbury, u bë shumë e njohur pasi luajti rolin e një shkrimtareje të mistereve që zgjidh krimet në serialin e gjatë televiziv amerikan "Murder, She Wrote", njohur dhe në Shqipëri si "La Signora in giallo".

Angela "vdiq në mënyrë paqësore në gjumë" në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, thuhet në një deklaratë nga fëmijët e saj, që citon noa.al.

Aktorja ishte vetëm pesë ditë larg ditëlindjes së saj të 97-të.

Në filma, Lansbury luajti që adoleshente me rolin e shërbëtores së Cockney në "Gaslight" në 1944.

Ajo ishte dhe Sibylja e dënuar në "The Picture of Dorian Grey" në 1945 dhe si e keqja, manipuluesja, nëna e Laurence Harvey në "The Manchurian Candidate" në vitin 1962. Të tre rolet fituan nominimet për çmimin Oscar.

Gati shtatë dekada pas filmit të saj të parë, asaj iu dha një Oskar nderi për arritje karriere të gjatë, në moshën 88-vjeçare në nëntor 2013.

Seriali "Vrasje, ajo shkroi", ishte ndër më jetëgjatët në historinë e serive amerikane me mbi 264 episode dhe disa filma./noa.al