
Bruksel- NATO i përgjigjet me të njëjtën monedhë Rusisë. Teksa lideri rus Vladimir Putin vazhdon kërcënimet e tij drejt perëndimit për përdorimin e armëve bërthamore, ka reaguar aleanca më e madhe ushtarake në Botë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, shefi i aleancës, Jens Stoltenberg nnjoftoi ditën e sotme se do të nisë një stërvitje me armë bërthamore, e cila deri më tani ishte shtyrë, raporton Reuters.
Sipas Stoltenberg, shtyrja e mëtejshëm kësaj stërvitjeje thjesht forcon oreksin e Putin dhe e bën atë të mendojë se NATO është e dobët. Sipas tij kjo do ishte përgjigjja e duhur për të.
“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Stërvitja pritet të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





