
Janë identifikuar autorët që fshihen pas djegies së makinës së Marsel Buqos.
Sipas policisë autorët janë dy vëllezër të dy banues në Elbasan, ndërsa në pranga është vënë vetëm njëri.
Është arrestuar Durim Stafa 35 vjeç ndërsa vëllai i tij Resmi Stafa është shpallur në kërkim.
Deri dje gishti për djegien e makinës së Marsel Buqos i drejtohej Deizi Arapit, 27 vjeçe, pasi sipas burimeve nga policia Buqo ishte akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë.
Kujtojmë se makina e Deizi Arapit është djegur më 25 shtator. Kjo ka qenë hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.
Deizi Arapi u arrestua rreth dy muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike. 27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.
Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.
Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshm
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





