
Ancelotti arriti një triumf historik ndaj Getafe. Në "Coliseum", trajneri italian mori fitoren e 90-të në La Liga me Real Madridin. Një rekord me të cilin ai la pas 89 fitoret e Beenhakker.
"Carletto" qëndron vetëm i treti si trajneri me fitoret më të shumta në La Liga, në historinë e ekipit të bardhë, i tejkaluar vetëm nga Miguel Muñoz (257) dhe Zidane (124).
Një fakt që i jep pak më shumë shkëlqim fazës së dytë të suksesshme që Ancelotti po përjeton në krye të Real Madridit, e përforcuar nga një fillim spektakolar i sezonit.
Fitorja e fundit në La Liga kundër Getafe, ajo që i lejon trajnerit italian të ngjitet në podiumin historik, është e 11-ta e "Los Blancos" në 12 ndeshjet e luajtura deri më tani, në të gjitha garat. Real Madridi është ende i pamposhtur, dy muaj pas fillimit të sezonit të ri.
Ancelotti arriti 27 fitore në La Liga në sezonin e tij të parë në krye të Real Madrid, më 2013-2014, 30 fitore më 2014-2015 dhe 26 fitore sezonin e kaluar, kur fitoi kampionatin e tij të parë si trajner i të bardhëve.
Me 7 fitoret e këtij sezoni ai ka arritur në 90 të tilla, duke u vendosur përpara Beenhakker. Ndërmjet të gjitha garave, Ancelotti ka tashmë 139 fitore me Real Madridin. Ancelotti e drejtoi Real Madridin 119 ndeshje në eksperiencën e tij të parë, me një bilanc prej 89 fitoresh, 14 barazimesh dhe 16 humbje.
Ai nënshkroi një përqindje fitoresh prej 75% dhe fitoi katër tituj nga nëntë të mundshëm. Pas rikthimit të tij sezonin e kaluar, "Carletto" ka drejtuar tashmë 69 ndeshje në të gjitha garat, me 50 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, që do të thotë një normë fitoresh prej 74%. Përveç kësaj, ai ka fituar katër nga pesë titujt e mundur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





