
Tiranë- Moderatori Sokol Balla largohet nga Top Channel. Edhe pse e paralajmëroi vetë një javë më parë, sot duket se vendimi është zyrtarizuar pasi emisioni i tij "Top Story" mungon nga programacioni dhe është zëvendësuar me një film.
Herën e fundit që doli në ekran, të enjten e shkuar, Balla tha se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke nënkuptuar se vijimësia e tij aty varej nga drejtuesit e Top Channel.
“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë – se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër – unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër, pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time. Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dypalëshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do që të rrijë jam unë. Do të doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat”, tha Balla.
Sokol Balla qëndroi shumë vite në Top Channel derisa në 31 dhjetor 2017 u largua që andej.
Mori postin e drejtorit elzekutiv në Vizion Plus dhe bëri atje emsionin Real Story. Por kjo zgjati vetëm diçka më shumë se një vit dhe aventura tek vëllezërit Dulaku mori fund shpejt.
Balla shkoi në News24 ku mbajti emisionin për disa kohë dhe u largua më 1 mars 2022 kohë kur Eni Vasili iku nga Open në Top Channel dhe vajti në News24 duke këmbyer kështu vendet.
Aventura e rikthimit në Top Channel zgjati kështu vetëm disa muaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





