Transmetuar më 10-10-2022, 14:14

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Kjo e martë 11 do të jetë interesante, por Venusi është në dizavantazh ndaj lipset ende pak durim në dashuri. Në punë nuk ka zgjidhje dhe për këtë arsye duhet të shikoni çdo të bëni për të ardhmen.

Horoskopi Paolo Fox Demi: Pasionet lindin dhe rilindin, por në dashuri diçka nuk shkon. Në punë duket situatë e sikletshme aq sa ju mund t’i merrni të gjitha gjërat majë më majë.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Është e rëndësishme të jetosh dashurinë pa e furnizuar me sherre duke provokuar debate. Me këtë hënë të favorshme mund të bëni më shumë në punë.

Horoskopi për Gaforren Paolo Fox: Për çiftet që e duan njëri-tjetrin kjo nuk është një periudhë e mirë, ka shumë gjëra për të zgjidhur. Ka edhe lodhje në punë.

Horoskopi Paolo Fox Luani: Kujdes nga fjalët që përdorni në lidhje, ato mund të lëndojnë partnerin/ tuaj. Prisni përpara se të nxirrni gjëra që nuk janë në rregull, edhe në punë.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Këtë të martë Hëna është e favorshme, nuk mungojnë përputhjet. Jeni një person i ekuilibruar dhe kjo shihet edhe në marrëdhëniet me kolegët.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Kjo e martë është dita e përsosur për të folur për ndjenjat. Shumë gjëra po ndryshojnë në karrierën tuaj dhe shumë të tjera do të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Mos i tronditni shumë gjërat, mjaftojnë dy ditë që të mund të vini në dyshim e të prishni gjithçka. Ka disa telashe në punë për t’u zgjidhur, merruni tani.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Udhëtimi juaj sentimental është në rikuperim. Në punë ka po ashtu siklete, por duhet t’i menaxhoni me kujdes. Ruhuni nga situata që mund t’ju çojnë larg.

Horoskopi i Bricjapit të Paolo Fox: Kjo e martë 11 është një ditë rikuperimi. Mund të bëni më shumë gjëra nga sa mendoni, edhe për t’u rikuperuar nga një marrëdhënie e keqe. Nëse keni hapur një biznes vitet e fundit, do t’ju duhet të luftoni për ta mbajtur atë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Qëndroni të qetë, mos u grindni me partnerin/en, është e kotë. Nëse nuk mund të mbyllni disa kontrata, ndoshta kjo është për shkak se nuk jeni mirë as nga gjendja shpirtërore.

Horoskopi Paolo Fox Peshqit: Këtë të martë dhe të nesërmen e mërkurë do të jenë dy ditë të rëndësishme për ndjenjat, ajo që do të lindë do të jetë plot surpriza të bukura. Nuk ju pëlqen të humbni kohë me kolegët, kështu që ndoshta dëshironi të flisni qartë. /noa.al