Transmetuar më 09-10-2022, 21:46

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet për të 12 shenjat nga 10 deri më 16 tetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Kjo e hënë 10 është një ditë e mirë, do të jeni veçanërisht impulsivë në dashuri. Problemet që keni hasur në punë gjejnë rrugën e zgjidhjes.

Horoskopi i Demit Paolo Fox: Bëjini gjërat, por me qetësi. Ka shumë kohë për të folur, veçanërisht për ata që janë në një marrëdhënie të stuhishme. Në vendin e punës gjërat po shkojnë shumë mirë, kënaquni.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Këtë fillimjavë mund të favorizohen marrëdhëniet romantike me shenjat e Dashit dhe Luanit. Duhet të rikuperoni paratë duke u fokusuar në punë, sepse shpenzimet kanë qenë të tepërta.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Këtë të hënë 10, Hëna disonante shkakton disa shqetësime në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Nuk po kaloni mirë dhe kjo gjë shihet edhe në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Hënë e favorshme, mund të bëni disa lëvizje të bukura dhe të fitoni synimet tuaja në dashuri. Në punë gjërat po ecin ngadalë dhe ka një situatë bllokuese, por jeni duke e "çmontuar" atë.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Java e re nis me konstatimin se keni nevojë për qetësi mendore, e padyshim, marrëdhënie të mira me të tjerët. Do ta keni të lehtë sepse ka mirëkuptim ndaj jush. Me njerëzit përreth duhet të bashkëpunoni më shumë sidomos ata që janë në punë zyre.

Horoskopi Peshorja Paolo Fox: Keni ndjenja të paqarta ndaj dashurisë, duhet të kthjelloheni dhe të qartësoheni me mendjen tuaj në radhë të parë. Angazhohuni në bashkëpunime me kolegët.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Situata në dashuri përmirësohet, keni gjëra për të folur, bëjeni, mos i shtyni diskutimet për të martën. Lajm i mirë në punë, vazhdoni kështu.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Historitë e rëndësishme janë në nisje e sipër. Kjo po ndodh ndërsa ju kaluar disa ditë të rënda, por kjo e hënë flet veçse për rikuperim. Realizoni projektet tuaja edhe në punë, situata është e volitshme.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Çiftet që kanë pasur probleme nuk duhet të ngrenë kartonin e kuq, përkundrazi duhet të ndjehen të sigurt. Edhe në punë është e njëjta gjë: Ju duket sikur një propozim nga ju është dështim, por krejt e kundërta, do ta pëlqejnë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Mos e teproni me polemikat e panevojshme, jo vetëm në lidhje, por edhe me miqtë. E njëjta gjë vlen edhe për punën: shmangni debatet.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Ka një problem të vogël në çift, por mos e neglizhoni dhe as mos e nënvlerësoni. Është e rëndësishme që ta fusni në rrugën e zgjidhjes. Në punë ka lajme të mira, më së paku një promovim, ose diçka e re që flet për mirë.

/Përktheu dhe përshtati: noa.al/

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet për të 12 shenjat nga 10 deri më 16 tetor 2022