Transmetuar më 09-10-2022, 18:56

SPANJË- Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka reaguar pas postimit që ‘shokoi’ ndjekësit përmes një deklarate ku pranonte se ishte homoseksual. Në një tjetër postim, Casillas shkruan se llogaria e tij në rrjetet sociale ishte hakuar dhe se nuk e ka bërë ai atë postim. Casillas u ka kërkuar ndjesë ndjekësve të tij.
“Llogari e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT,”- shkruan Casillas.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. ?
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





