Transmetuar më 09-10-2022, 13:43

Itali- Shembet një mbikalim në rrugët e Italisë.
Rasti ndodhi në Novara, një pjesë e mbikalimit XXV Aprile, që lidh qendrën e qytetit me rrugën shtetërore për në Milano, u shemb rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Një humnerë e madhe është hapur në korsinë e majtë në dalje.
Një makinë përfundoi e përmbysur. Shoferi nuk pati lëndime serioze, por vetëm disa mavijosje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e karabinierëve dhe zjarrfikësve të cilët kanë ndërhyrë për sigurimin e zonës.