Transmetuar më 08-10-2022, 23:24

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte e futuar sonte në “Më lër të flas”

Në pjesën e dytë të emisionit, Xhensila foli rreth familjes së saj dhe pak për planet e së ardhmes.

Xhensila foli për herë të parë lidhur me komentet negative që merr në rrjete sociale ashtu si çdo personazh i njohur.

Ne përshtatemi, si kameleon. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet.