Transmetuar më 08-10-2022, 16:36

Tiranë- Publikohet foto e Ilirjan Feçit i akuzuar si i dyshuar për porositjen e vrasjes së Geron Hasanbelliut.

Ai iu premtoi 100 mijë € vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj. Sipas dy vëllezërve, Feçi i kishte kontaktuar për të porositur vrasjen e Hasanbelliut për llogari të Kasandër Nogës.

Ata kanë dëshmuar se për vrasjen e Hasanbelliut, Feçi iu kishte premtuar 100 mijë euro. Por pasi dyshuan se Feçi i tradhtoi ata vendosën ta largonin atë e të komunikonin vetë me Nogën.

Emri i Ilirjan Feçit ka dalë edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit. Ai ka treguar se me Feçin janë njohur në vitin 2010 kur ka vjedhur 8.3 kg flori në një argjendari në Elbasan.

Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe.Ilirin e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Lezhë, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale. Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021.

Ilirian Feçi ka qenë i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd