Transmetuar më 08-10-2022, 15:40

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Ka më shumë shpresë për zemrat e vetmuara, Hëna është momentalisht në shenjën tuaj dhe dyfishon pasionin. Nga ana tjetër ndiheni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme për punën.

Horoskopi i Demit Paolo Fox: Jeni duke përjetuar një farë krize dhe ju rri mendja aty, por më mirë do të ishte të sqaronit se çfarë nuk shkon me marrëdhënien tuaj. Në punë, ndërkohë, është mirë që herë pas here "të shkëputeni nga priza".

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Aspekti sentimental përballet me cic-mice, por duket se kësaj situate po i vjen fundi, ka një pajtim të mundshëm në dashuri. Në punë ka një fazë pritjeje, por shpresat tuaja nuk do të jenë të kota.

Horoskopi për Gaforren, Paolo Fox: Kjo është një e diel që mund t’i bëjë çiftet në krizë të përjetojnë disa momente shqetësimi shtesë. Edhe në aspektin profesional gjërat nuk duken fort mirë, përpiquni të mos i ekzagjeroni vështirësitë që hasni në punë.

Horoskopi Paolo Fox Ku: Ditë e shkëlqyer për lidhjet e sapolindura, kjo e diel 9 tetor. Në punë, mendoni për inovacion, për gjetjen e mënyrave të reja për të punuar.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Shumë situata në dashuri janë të bllokuara, por duhet të keni durim. Edhe në punë ka probleme, vuani për energji pozitive.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Nëse nuk keni një lidhje dashurore, duhet të filloni të hidhni sytë përreth. Në sferën profesionale, ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme në funksion të së ardhmes në punë.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Përfitoni nga pozicioni i mirë i Venusit për të çelur mundësitë e krijimit të historive të reja. Në aspektin e punës duhet bërë kujdes tek ekonomia, mirë është të shmangni shpenzimet masive.

Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Periudha aktuale është e mirë, por kjo ditë sjell vështirësi emocionale. Duhet të rregulloni diçka edhe në punë.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Është dita e fundit e javës dhe ndonëse duhet të jetë edhe ditë pushimi e relaksi, përballeni me grindje, fjalë që hidhen me "spont" e diskutime. Ajo që këshilloj është që të shmangni konfliktet. Edhe në aspektin profesional, e njëjta gjë: Të paktën të dielave përpiquni të relaksoheni dhe të mos mendoni për punën.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Kjo ditë e diel 9, do ju sjellë disa situata në lidhjen tuaj që thërrasin për sqarime. Do të jetë edhe një periudhë rikuperimi në punë.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Historitë që kanë lindur tani mund të marrin hov. Këtë të diel mund të mbështeteni edhe në disa kontakte më të mira, idetë tuaja po fitojnë. /noa.al