
Maxi Lopez ishte ndër protagonistët e episodit të dytë të "Emigratis", të transmetuar në “Canale 5”. Ish-futbollisti u kontaktua nga Pio dhe Amedeo në Londër, së bashku me të dashurën e tij, modelen Daniela Christiansson.
Modelja është shtatzënë, ish-futbollisti do të bëhet baba për herë të katërt. Pio dhe Amedeo e kthyen Maxi Lopez në periudhën në të cilën Mauro Icardi dhe Wanda Nara u bashkuan.
"Ti nuk i bën ato gjëra. Është faji i saj apo i tij?" – u pyet ish-futbollisti argjentinas për tradhtinë e ish-gruas, që la atë dhe u martua me ish-kapitenin e Interit. “I të dyve”, – u përgjigj Max.
Më pas, duke iu referuar partneres së re, krahasuar me ish-gruan (Wanda Nara), ish-sulmuesi bëri një krahasim të keq, duke treguar me gisht një makinë të vjetër: “Më përpara drejtoja atë, tani ngas një Ferrari”.
Dy aktorët e humorit këmbëngulën: "Bëre mirë, ndryshe e di sa para shpenzonte ajo?" Maxi Lopez vetëm qeshi. Mes tij dhe Wanda ka një marrëdhënie të re pa armiqësi, por kushedi se çfarë do të thotë sipërmarrësja për këtë intervistë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





