Transmetuar më 08-10-2022, 12:47

Kukës- E rëndë në Kukës. I moshuari qëllon me çifte të miturin 6 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër Lumë.
H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një 6 vjeçar (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





