Transmetuar më 08-10-2022, 11:53

TIRANE- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij për udhëtimet dhe provimin e eksperiencave të reja.
Ndryshe nga zakonisht kur postimet lidhenme publikime nga eksplorimet e vendeve ekzotike, kësaj here gazetari ka ndarë një imazh nga jeta e tij.
Fotoja daton nga viti 1994 dhe është shkrepur nga Roland Tasho.
Në imazh shihet Fevziu mbi një gomar, duke përshkuar rrugën Vlorë-Orikum. Një pamje vërtet vintage.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





