
TIRANE- Zbardhen detaje të reja nga bana e vrasësve me pagesë.Rrëfimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj përpara grupit hetimor ka zbuluar një treg të mirëfilltë të zi të botës së krimit në Shqipëri, ku tregohet e gjithë rruga që ndiqet për të kryer një vrasje me pagesë, që nga porositësi deri tek ekzekutori.
Në dëshminë e tyre vëllezërit kanë treguar me detaje sesi Ilirjan Feçi iu ka premtuar 100 mijë euro për vrasjen e Geron Hasanbelliut. Koka e Hasanbelliut kushtonte plot 100 mijë euro, dhe të dy vëllezërit e kanë ndjekur për 10 ditë. E marta e ka shpëtuar Hasanbelliun, pasi Indrit Beqiri nuk qëllonte të martën për shkak të një bestytnie që e "marta është ditë tersi". Por të nesërmen, dy ekzekutorët ishin gati. Mirpo sipas tyre, Geron Hasanbelliu nuk shkoi në lokalin e zakonshëm në Don Bosko dhe sipas tyre, tradhtia vinte nga Ilirjan Feçi.
Në këtë moment, ata vendosën të komunikojnë direkt me porositësin e dyshuar "Kasandër Noga", që në dosjen e Prokurorisë rezulton si "Frateloja" referuar komunikimeve të dy vëllezërve përmes rrjetit social "Sinjal". Porosia e dytë ishte edhe vrasja e nipërve të Hasanbelliut, por prania e shumtë e policisë në Astir i ka shpëtuar ata nga shënjimi.
‘Ilirjan Feçi na premtoi 100 mijë euro për të ekzekutuar Geron Hasanbelliut. Ilirjani dhe Kevin Zeneli e kishin ndjekur 2-3 herë por nuk kishin mundur ta ekzekutonin. Më dhanë 2 mijë euro për një banesë me qira afër zonës ‘Don Bosko’ te lokali Fokus. Për 10 ditë, që prej orës 07:30 kemi ndjekur në distancë lëvizjet e tij. Ilirjani kërkonte me instistim që të kryenim vrasjen. Mësuam se Geroni vinte në lokal rreth orës 17:30. I thashë të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën. Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më. Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi. Pasi larguam Fecin se dyshonim se na shiti, Kevin Zeneli foli në aplikacionin Signal me ‘fratelon’ (nofkë që i kishin vënë Kasandër Nogës). Ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit pasi ky i fundit s’vinte më në atë lokal. Për nipat do merrnim 50 mijë euro. I lokalizuam në një dyqan Tabachino pranë zonës së Astirit, por kishte shumë njerëz dhe nuk qëllova. Kevin Zeneli na gënjente për vëzhgimin e 2 nipave të Geronit në kioskën e tyre ‘Astir’. Zeneli na thoshte s’ka policë pranë kioskës së nipave të Geronit, por ishte e kundërta. Kevin Zeneli na thoshte se nipat e Geronit ishin vetëm, por ata ishin me 4-5 shokë. Hoqa dorë nga vrasja pasi Kevin Zeneli më gënjente, kisha frikë se më shiste”, rrëfeu Indrit Beqiraj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





