
GREQI- Ngjarje e trishtë në Greqi. Një i mitur 4-vjeëar humbi jetën pasi u përmbys traktori.
Rasti u shënua në Lefkada mbrëmjen e kaluar. Një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori në të cilin kishte hipur u përmbys. Traktori drejtohej nga babai i të miturit.
Sipas lefkadapress.gr, traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos. Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dje, e premte (07.10.2022), në orët e mbrëmjes, në rrugën e rrethit Syvrou Karyas në Lefkada, një traktor bujqësor i drejtuar nga një 30 vjeçar, ka devijuar drejtimin e tij dhe ka rënë në një arë ngjitur, pasojë lëndime vdekjeprurëse të një të mituri (4 vjeç) i cili udhëtonte në të. Hetimet paraprake për përcaktimin e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryhen nga Drejtoria e Qarkullimit në Lefkadë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





