Transmetuar më 07-10-2022, 23:38

Ankara- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cilëson të drejtat e komunitetit LGBT një degjenerim total.

Gjatë një diskutimi që pati me gazetarët në lidhje me ndryshimet e Kushtetutës turke, ai tha se familja është e shenjtë por që komuniteti LGBT po e degjeneron strukturën e saj.

Koncepti i familjes është tashmë i domosdoshëm për ne. Sepse një komb i fortë vjen nga një familje e fortë. Kohët e fundit kanë futur në shoqëri të drejtat LGBT, duke u përpjekur të degjenerojnë strukturën tonë familjare. Por, ne do të bëjmë atë që duhet dhe është e nevojshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd