Transmetuar më 07-10-2022, 20:45

Pusetat e hapura nëpër qytete mbeten një shqetësim i përhershëm në qytetet e vendit.

Shpesh ato bëhen burim aksidentesh.

Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Fierit ku një i ri bie në pusetë dhe të tjerët ndjekin skenën.

I riu ka pësuar plagë në trup, megjithatë ishte me fat se nuk theu ndonjë këmbë apo kockë.

Sipas qytetarëve kapaku i pusetës në qendër të qytetit është thyer prej dy ditësh dhe askush nuk ka shkuar ta rregullojë.

Video: JOQ

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd