
Massimiliano Allegri prezantoi Milan-Juventus, ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit të Serie A, e planifikuar për nesër në orën 18:00 në stadiumin “San Siro”. Nag konferenca për shtyp, trajneri bardhezi u shpreh:
Si duhet të silleni me këtë Milan?
Si gjithmonë, gjithsesi është Milan-Juventus. Ne po luajmë kundër kampionëve të Italisë dhe do të jetë më e vështirë se zakonisht, sepse ata vijnë nga një humbje e keqe në Londër dhe do të duan ta kompensojnë atë. Do të jetë një ndeshje e mirë, një mbrëmje e mrekullueshme sportive me stadiumin plot. Janë të gjitha kushtet për të bërë mirë.
A i keni parasysh vështirësitë për të arritur një rezultat pozitiv?
Për momentin nuk kemi fituar ende, le të shpresojmë që nesër të jetë hera e parë. Të gjithë shpresojmë kështu, jemi gati ta luajmë me zemër këtë ndeshje.
Vitin e kaluar keni marrë pak pikë në ndeshjet ballë për ballë. A është ky një hap për t’u kthyer në të menduarit për të konkurruar për titullin?
Në këtë moment mendoj për ndeshjet kokë më kokë… Duhet vetëm të marrim rezultate pozitive. Jemi prapa, pasi kemi lënë 5 pikë mes Salernitana dhe Monza. Le të luajmë nesër ndeshjen dhe të shohim nëse ia dalim të marrim pikë.
Si është Milik? A është kthyer Bonucci?
Bonucci do të kthehet, ka stërvitje për të bërë, por duhet të kthehet. Milik është shumë më mirë. Kanë mbetur edhe 24 orë dhe ai duhet të jetë në dispozicion për të luajtur. Sidoqoftë, do ta vlerësoj atë nga sot deri nesër në mëngjes.
Kush është më i rëndësishëm për nesër? A do të ishte barazimi një rezultat i mirë?
Ditën tjetër po bëja një reflektim. Kemi bërë një gabim me Salernitanën, pavarësisht se çfarë ndodhi në fund të lojës. U nervozuam shumë dhe nuk ka pse të ndodhë më, sepse kampionati është i gjatë. Humbëm shumë energji dhe mbërritëm në Monza jo në kushtet ideale për të marrë tri pikët që do të ndryshonin klasifikimin. Gjëja më e rëndësishme është të kemi vazhdimësi. Nesër është një ndeshje e mirë dhe duhet ta luajmë me zemër. Ne kemi nevojë për një performancë të nivelit të lartë. Megjithatë, ata kanë një ekip të fortë, me lojtarë teknikë dhe shumë të shpejtë. Ata kanë Leaon që mund të ndryshojë ekuilibrin. Pastaj luajnë para tifozëve të tyre dhe “San Siro” shtyn kur mbushet. Kemi nevojë për personalitet dhe qartësi. Do të jetë një provë e mirë.
A dëshironi ta keni Rabiot këtu për shumë vite?
Të flasësh për tregun e transferimeve nuk ka kuptim tani, klubi po mendon për këtë. Ai po bën mirë si gjithë të tjerët, e rëndësishme është të rikuperohen të gjithë lojtarët që janë jashtë dhe që po afrohen më shumë me ekipin.
Si ndalet krahu i majtë i Milanit?
Ata krijojnë shumë, është normale që në fushë të hapur bëhen një ekip i vështirë për t’u përballur. Atyre iu pëlqen shumë kjo lojë dhe do të paraqiten shumë mirë.
Një test personaliteti nesër?
Nëse arrijmë rezultat pozitiv, ne e kemi kaluar atë. Nëse bëjmë një paraqitje të mirë dhe nuk marrim rezultat, testi nuk do të kalohet. “San Siro” do të ketë nevojë për një paraqitje të shkëlqyer, kjo është e sigurt.
A ju jep garanci kjo skuadër për një ndeshje të mirë?
Nesër skuadra me siguri do të ketë një ndeshje të madhe. Ne i dimë vështirësitë e ndeshjes, është ekipi kampion i Italisë, ka teknikë të shkëlqyer. Është gjithmonë Milan-Juve, shumë bukur ta luash.
A mendoni ndonjë zgjidhje të veçantë për nesër?
Për të shmangur situatat në fushë të hapur, do të duhet të jemi të mirë për të mos pranuar rifillime. Pastaj Milani ka edhe lojtarë të tjerë përveç Leaos, por ka edhe Giroud, De Ketelaere dhe lojtarë të tjerë teknikë. Na duhet një lojë me forcë mendore për të qëndruar në fushë. Në Milano ndeshjet nuk mbarojnë kurrë.
A e keni zili për diçka Piolin? Çfarë bën Milani më mirë se ju?
Kuqezinjtë kanë katër pikë më shumë se ne. Vetëm mund ta përgëzoj Piolin për punën që po bën, shifrat janë të gjitha në anën e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





