
Tom Brady dhe Gisele Bundchen janë gati të divorcohen pas 13 vitesh dashuri dhe dy fëmijëve së bashku. Prej disa kohësh çifti po përjeton një krizë të thellë, të cilën nuk e kapërcen dot.
Arsyeja e gjithë kësaj? Me sa duket puna. Duket se fërkimi mes Brady dhe Bundchen është intensifikuar pasi kampioni i NFL vendosi të mos “pensionohej”, duke kundërshtuar një zgjedhje stili jete të bërë shkurtin e kaluar.
Bundchen do të kishte dashur që burri i saj, shtatë herë kampion i Super Bowl-it, më në fund “t’i varte këpucët në giozhdë” për të qenë më i pranishëm në familje. Megjithatë, ky nuk ishte rasti. Dhe këtu hyn në lojë Cristiano Ronaldo…
Sipas “The Sun”, ishte një takim mes Tom Brady dhe Cristiano Ronaldos që e bindi të parin të vazhdonte karrierën. Jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria e kampionit portugez do të kishin ndikuar aq shumë te bashkëshorti i Gisele Bundchen, sa ai zgjodhi të rikthehej në fushë.
Brady ishte në “Old Trafford” marsin e kaluar për ndeshjen e Manchester United kundër Tottenham Hotspur. Ai pa CR7 të shënonte një “hat-trick” ëndrrash. Pas ndeshjes, të dy patën një takim privat dhe më pak se 24 orë më vonë Brady njoftoi vendimin e tij për t’u ribashkuar me Buccaneers për sezonin e 23-të në NFL.
Një vendim që e ka zemëruar Bundchen, duke krijuar një përçarje të pariparueshme në martesën e tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





