Transmetuar më 07-10-2022, 11:57

Ka momente në botën e futbollit që janë gdhendur në zemrat e disa futbollistëve. Ndërrimi i fanellës nuk është një arsye bindëse për të harruar një kujtim të lumturisë maksimale. Kjo është diçka që Sergio Ramos e ka provuar dhe verifikuar në vetën e parë.

Mbrojtësi qendror i PSG-së eci nëpër "Estadio da Luz" parmbrëmë dhe përfundoi duke udhëtuar pas në kohë… Konkretisht, iu kujtua 24 maji 2014. Heroi i "Decima" (Champions-it të dhjetë të Real Madridit) u kthye në vendin e krimit.

PSG u ndesh me Benfica në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe mbrojtësit spanjoll i vërtitej në mendje goli i minutës së 93-të të asaj finaleje dramatike.

Ky kthim në "Estadio da Luz" solli kujtime të pashlyeshme për Sergio Ramos, i cili nuk ngurroi të përdorte rrjetet sociale për të dërguar një mesazh në stilin madrilen: “Një rikthim special, në një vend ku ishim të lumtur”.

Mesazhi shoqërohej nga një foto e qendërmbrojtësit në tunelin e dhomës së zhveshjes, që dikur pa Real Madridin të fitonte finalen e Champions League kundër Atlético Madridit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd