Transmetuar më 06-10-2022, 23:42

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ku disa persona të skeduar nga Policia dhe Prokuroria Shqiptare, po negociojnë për një gjobë prej 500 mijë Euro.

Në videon e publikuar nga gazetari shfaqet Arben Mërkuri, i njohur dhe me pseudonimin “Maneci” i cili u vra në Maj 2022, dhe Astrit Avdyli, i dalë në përgjimet e dosjes 339 për blerje votash në zgjedhje.

Sipas gazetarit, personat e shfaqur në video kanë rol ndërmjetësues dhe diskutojnë me nënën e një personi që i është vendosur 500 mijë euro gjobë.

Hoxha thotë se personi që i është vënë gjoba, ka paguar vetëm 240 mijë euro dhe është larguar nga Shqipëria.

Sipas gazetarit kjo ngjarje është para se të bëheshin arrestimet e 339 dhe se denoncimi ka ardhur në rrugë operative.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd