Transmetuar më 06-10-2022, 23:38

ITALI- Mediat italiane kanë raportuar arrestimin e një 55-vjeçari në Durrës, i cili rezulton i dënuar me 25 vjet e 8 muaj për trafik lëndësh narkotike nga drejtësia italiane. Mediat italiane shkruajnë se Edmond Kanakçiu (Kondakçiu) përdorte shtatë identitete. Sipas artikullit në median italiane, në gjurmët e 55-vjeçarit kanë rënë duke përgjuar të gjitha ‘kontaktet’ e tij.

Artikulli:

Arrestimi u bë më 5 tetor nga policia shqiptare, e cila zbatoi urdhrin e burgut të Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias të drejtuar nga Sergio Sottani. Identifikimi i të arratisurit, i cili përdorte shtatë pseudonime, u bë i mundur falë veprimtarisë së së njëjtës Zyrë, e cila kreu kërkime "të shumta dhe komplekse" për gjetjen e tij.

Në fakt, nisur nga hetimi dhe identifikimi i personave me të cilët dyshohet se kishte lidhje i arratisuri, hetuesit e kanë përqendruar vëmendjen te motra, e cila ndodhet në Itali dhe te bashkëshortja dhe djali i të arratisurit që banojnë në Shqipëri. Informacionin i "çmuar" për vendbanimin aktual dhe për gjeneralitetin e saktë, të ofruar nga Prokurori i Përgjithshëm, i lejoi policisë shqiptare, nëpërmjet Interpolit, të bllokonte të arratisurin, i cili – përsëri sipas asaj që mësohet – ishte zakon të lëvizte në Evrope, me përdorimin e identiteteve të rreme.

55-vjeçari Edmond Kanakçiu (Kondakçiu) është arrestuar ditën e djeshme në Durrës me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd