Transmetuar më 06-10-2022, 18:43

Moderatorja Einxhel Shkira i ka bërë një urim të veçantë Semi Japuajt për ditëlindjen e saj.

Në një postim në Instastory, Einxhel i ka bërë një urim të gjatë Semir, dhe videoja që ka përzgjedhur për të shoqëruar urimin e saj është pikërisht ajo ku këngëtarja i drejtohet asaj me “Je pak idiote ti.”

“Gëzuar ditëlindjen njërës nga peshoret e mia të preferuara. Jam e lumtur që kisha mundësinë të njihja një shpirt si tëndin, kaotik njëkohësisht të bukur dhe mahnitës. Më mungojnë ditët tona bashkë por e di që jemi të zëna duke ndjekur ëndrrat dhe duke ëndërruar përsëri. Të uroj të gjithë të mirat dhe të dua shumë. Hey Semi u bëfsh 100 vjeçe”- thuhet në postimin e plotë të Einxhel.

Einxhel dhe Semi krijuan një raport shumë të mirë që kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Ato kanë treguar në rrjetet sociale se ruajnë ende të njëtat marrëdhënie edhe pas daljes nga formati.

Më herët Einxhel Shkira ka publikuar në Twitter screenshotin e bisedës së saj me Semi Jaupaj në ditën e 8 marsit. Dy vajzat kishin shkëmbyer mesazhe të forta që më pas kanë dashur t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre.

Moderatorja i shkruan Semit: “Gëzuar 8Marsin shpirt i bukur”, kurse këngëtarja i ka shkruar: “Gëzuar 8Marsin vajzë e fortë!”. Postimi i Einxhel ka marrë mesazhe të shumta pozitive edhe nga ndjekësit e saj në këtë rrjet social.