
Pol van Boekel do të duhet shumë kohë për ta harruar natën e 4 tetorit. Pas paraqitjes së tij katastrofike në krye të VAR-it të Inter-Barça, me atë penallti në favor të katalanasve që nuk u akordua në fundin e ndeshjes, ka pasur shumë reagime, nga Xavi te lojtarët.
Po ashtu ka polemika edhe nga jashtë futbollit mbi këtë temë. Një gjë klasik është tashmë redaktimi i profileve në Wikipedia, kur ndodh dicka e tillë, dhe në këtë rast nuk ka qenë përjashtim.
“Paulus Hendrikus Martinus van Boekel, i njohur si Hajduti i VAR, (Venray, Hollandë, 19 shtator 1975), është një holandez i padëshirueshëm. Ai është një hajdut ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2008, – nis teksti që ekspozon biografinë e arbitrit në enciklopedinë e njohur virtuale.

– Pasi ishte shitës i kuponëve ONCE, ai filloi një karrierë si hajdut, duke mashtruar në kategoritë e ulëta dhe arritur në Eredivisie në sezonin 2005-2006. Që atëherë ka gjykuar më shumë se 100 ndeshje në kampionatin holandez.
Kohët e fundit ka pasur polemika rreth tij, duke qenë vendimtar në Bayern-Barça të Champions League 2022-2023, ku ishte nuk fishkëlleu një penallti për Dembelé dhe tek Inter-Barça, ku nga VAR-i vendosi të mos njihte një gol të Pedrit për shkak të dorës së dyshimtë të Ansu Fatit në zonë dhe të mos akordonte penallti ndaj Denzel Dumfries pas një dore të pastër. Të gjitha për një grusht dollarë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





