Transmetuar më 06-10-2022, 11:55

Tiranë- Policia kapi një arsenal armësh te’5 maji’ në kryeqytet.

Armët u kapën në rrugën "Besim Fagu" nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, policia ka ushtruar kontroll dhe ka gjetur në rrugën "5 Maji", pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd