Transmetuar më 06-10-2022, 08:54

TIRANË- Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Farkës.
Trupi i personit me inicialet L.D, është gjetur mëngjesin e sotëm.
Policia informon se në trup nuk kishte shenja dhune, duke hedhur poshtë aludimet se ai mund të jetë dhunuar.
Paraprakisht dyshohet se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





