
"Ishim me fat, – është komenti i Allegrit pas fitores 3-1 ndaj Maccabi Haifa. – Në fund të ndeshjes në dhomat e zhveshjes pati një heshtje, që thotë gjithçka. Djemtë e kuptuan se kishin rrezikuar shumë në çerekorëshin e fundit të lojës".
Trajneri i Juventusit theksoi gjithashtu se skuadra duhet të rritet dhe duartroket Rabiot ("ai është pjekur shumë") e Vlahovic ("lojë e tij më e mirë në anën teknike, por duhet të shfrytëzojë më shumë mundësitë").
Ja fjalët e Allegrit: "15 minuta nga fundi e lamë lojën. Më pas, menjëherë pas golit të kundërshtarit, u trembëm, e bëmë në brekë si të thuash. Të luash me frikë është shumë e rrezikshme. Në ato momente u tërhoqëm shumë prapa. Secili duhet të bëjë të tijën në fushë. Në vend të kësaj ne donim të ishim shumë të bukur dhe u frikësuam, madje u zemëruam në fund të ndeshjes.
Di Maria është një lojtar i mrekullueshëm në finalizim, shumë i mirë në pasime. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Rabiot është rritur shumë në moshën e duhur, është pjekur. Ai ka ende vend për përmirësim, duhet të përmirësohet në planin afatgjatë dhe në lojën vertikale.
Juve e rikuperoi krizën? Duhet të bëjmë hapa të tjerë përpara. Sonte, Vlahovic bëri mirë në nivel teknik, por duhej të shënonte më shumë gola. Në katër raste ai nuk mund të mjaftohet vetëm me një finalizim të saktë. Ai duhet të përmirësojë shpejtësinë e pasimeve, pastaj ndryshimin do ta bëjë vazhdimësia".
Për ndeshjet e ardhshme: “Duhet të fitojmë në Izrael, pastaj do të shohim në Lisbonë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





