Transmetuar më 05-10-2022, 23:29

Tiranë- Autobusi përplas një burrë me biçikletë në Tiranë.

Aksidenti ndodhi para pak çastesh te Terminali i autobusëve në Tiranë.

Në momentin që ka ndodhur aksidenti, autobusi ka qenë duke u parkuar.

Qytetarët nga vendngjarja raportojnë se burri me biçikletë ka përfunduar poshtë gomave të autobusit.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe autoambulanca.

Ende nuk dihet gjë për fatin e burrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd