Transmetuar më 05-10-2022, 19:04

SHBA- Një pasagjere dha shpirt në avionin e linjës “United Airlines”.

Siç raporton Daily Mail, aeroplani ishte nisur nga SHBA-të me destinacion Britaninë e Madhe.

Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak.

"Ne u thirrëm në orën 6:33 të mëngjesit të sotëm (5 tetor) për problemet e një pasagjeri që kishte pësuar një arrest kardiak", tha një zëdhënës i shërbimit të Emergjencave në Londër.

‘Policia u thirr në orën 06:42 të së mërkurës, 5 tetor pas raportimeve se një grua 51-vjeçare kishte vdekur në një fluturim që arrinte në Terminalin 2 në Heathrow nga Shtetet e Bashkuara", tha zëdhënësi i Policisë.

Ndërkohë kompania ajrore shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave teksa sqaron se u bë çdo përpjekje për shpëtimin e zonjës.